Çaji i mendrës largon të gjitha problemet

  • E.K /
  • 12 June 2023 - 09:04
Çaji i mendrës largon të gjitha problemet

Menta, mendra, apo peperminti janë vetëm emra të ndryshëm për të njëjtën bimë, e çaji i saj preferohet të konsumohet çdo ditë. Problemet respiratore - çaji i mendrës mund ta largojë atë ndjenjën e keqe në fyt, e cila na bën që të kollitemi. Ai i relakson edhe muskujt e fytit dhe gjoksit, prandaj mund t'i largojë të gjitha simptomat e ftohjes.

Mbyllja e sinuseve - mendra përmban mentol, i cili është një dekongjestiv natyror (i hap hundët e mbyllura), duke ofruar lehtësim te inflamacioni i sinuseve. Kollitja - Çaji i mendrës konsiderohet njëri ndër më efikasët kundër kollitjes. Mekanizmin e treguam më lartë. Dhembja e muskujve - Mendra përmirëson qarkullimin dhe ka veti antiinflamatore dhe analgjetike. Ndihmon edhe në humbjen e kileve të tepërta.  

(Kosova Sot Online)