Përgatitjet shtëpiake që ulin shtypjen e lartë të gjakut

  • E.K /
  • 13 June 2023 - 10:12
Përgatitjet shtëpiake që ulin shtypjen e lartë të gjakut

Megjithëse këto përgatitje shtëpiake ndihmojnë në kontrollin e shtypjes së lartë të gjakut, po ashtu kërkoni edhe këshillën e një specialisti.

LIMON DHE LËNG KORIANDRI

Përzierja e lëngut të limonit dhe koriandrit prodhon efekte të shëndetshme diuretiku. Kombinimi ndihmon në eliminimin e lëngjeve. Përgatitja: Lëngun nga 1 limon; 1 gotë ujë (200 ml); 1 lugë koriandër (10 g). Përgatitja: Shtoni përbërësit në blender së bashku dhe i përzini për disa minuta derisa të keni një përzierje homogjene. E pini një gotë në ditë në stomak të thatë.

EFEKTET E HUDHRËS

Janë të shumtë specialistët që e rekomandojnë hudhrën si ushqim natyral për shtypjen e lartë të gjakut. Për më shumë, është e mirë edhe për uljen e kolesterolit. Hudhrën mund ta hasni edhe nëpër kapsula të veçanta, mund të hani një apo dy thelpinj në ditë.

TËRSHËRA

Tërshëra përmban sasi të lartë me fibra. Duke konsumuar fibrat nga tërshëra mund të reduktoni për 5 për qind ul koleskterolin e keq (LDL). Tërshëra është një nga përgatitjet më të mira natyrale për shtypjen e lartë të gjakut, sidomos nëse i konsumoni për kafjall.

ÇOKOLLATA E ZEZË

Çokollata e zezë (me minimum 70 për qind kakao) posedon përbërës aktiv që quhen "flavonoide". Flavonoidet mund ta ulin shtypjen e lartë të gjakut dhe ofrojnë edhe shumë veti të tjera për shëndetin. Është kyçe që çokollata të përmbajë sa më shumë kakao. V

AJI I ULLIRIT

Midis shumë vetive të tjera shëruese, vaji i ullirit ndihmon në rregullimin e shtypjes së gjakut. Vaji i ullirit është pjesë e ushqimit mesdhetar dhe ndihmon në kontrollimin e kolesterolit të keq (LDL). Për më shumë ofron edhe shumë veti të tjera pozitive për shëndetin në përgjithësi.

LIVANDA

Livanda është një tjetër përgatitje shtëpiake që mund ta përdorni për shtypjen e lartë të gjakut, në formë të çajit. Po ashtu mund ta merrni përmes tabletave dhe pilulave që mund t'i blini në dyqane apo në barnatore.

(Kosova Sot Online)