Vjen lajmi i mirë për bukën e bardhë!

  • E.K /
  • 14 June 2023 - 09:50
Vjen lajmi i mirë për bukën e bardhë!

Gjithmonë është thënë se si buka e bardhë nuk është e shëndetshme dhe se duhet përmbajtur konsumimit të bukës integrale. Dhe tani, në bazë të studimit të fundit, është vërtetuar se buka e bardhë në fakt do të mund të shihet si opsion i shëndetshëm. Shkencëtarët erdhën në përfundim se buka në masë të madhe shton numrin e mikrobeve të "mira" në lukth, që largon sëmundjet dhe ndikon për një shëndet më të mirë. Ky studim do të mund ta kthejë popullaritetin e bukës së bardhë.

Studimi i bërë në Spanjë ka vëzhguar bakteret në zorrët e njeriut, si dhe rolin e tyre te njerëzit e shëndetshëm. Dihet se kur një sasi e disa baktereve të caktuara zvogëlohet, atëherë jemi më të ekspozuar ndaj sëmundjeve. Njëra nga mënyrat më efektive, që të ruhet ekuilibri i mirë i mikrobeve, është të ushqehemi në mënyrë cilësore. Shkencëtarët kishin anketuar 38 persona të shëndetshëm, rreth shprehive në të ushqyer. Analiza e tyre ka treguar se konsumimi i drithërave të rafinuara, si ato në bukën e bardhë, mund ta shtojnë sasinë e baktereve të 'mira'. 

(Kosova Sot Online)