Lëngu për linjë vitale dhe imunitet të fortë

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 12:00
 Lëngu për linjë vitale dhe imunitet të fortë

Pije me vitamina ka përplot, kështu që mund të zgjidhni më të mirën që i përshtatet shijes suaj, por edhe nevojave shëndetësore. Ju sjellim recetën për koktejin me vitamina, i cili përshpejton metabolizmin dhe është një aleat i mirë në krijimin e një linje vitale. Pos kësaj, shkaku i përbërësve është burim i mirë për vitamina që forcon imunitetin. Për këtë koktej ju nevojiten: - 1.5 deri 2 gota ujë të ftohtë - 6 gota spinaq të grirë - 5 gota sallatë të gjelbër të copëtuar - 2 gjethe selino - 1 mollë dhe një dardhë e copëtuar të paqëruar - 1 banane - 1 deri 2 lugë lëng limoni.

PËRGATITJA

Pastroni pemët dhe perimet, pos mollës dhe dardhës të tjerat i qëroni. Në ujë shtoni spinaqin dhe sallatën në blender. E përzieni derisa masa të bashkohet. Gradualisht e shtoni shpejtësinë, duke shtuar përbërësit e tjerë. Bananen dhe limonin i shtoni në fund. 

(Kosova Sot Online)