Çaj nga luleradhiqet, që dhuron shëndet

  • E.K /
  • 22 June 2023 - 10:05
Çaj nga luleradhiqet, që dhuron shëndet

Luleradhiqja mund të përdoret për zbutjen e shumë gjendjeve dhe çrregullimeve. Çaji nga luleradhiqet në rastet më të shpeshta përdoret për rregullimin e oreksit, zbutjen e pengesave në lukth, si dhe dhimbjeve në nyja dhe muskuj. Ky lloj i çajit ka ndikim laksativ dhe përdoret për përmirësimin e sistemit tretës. Shpeshherë përdoret edhe si tonik për fytyrë, për zbutjen e infeksioneve dhe parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit.

Luleradhiqja më së shumti përdoret si çaj, derisa rrënja e tij mund të përdoret edhe si zëvendësim për kafenë. Ky çaj ndihmon te këto probleme: zbut infeksionin e bajameve, parandalon infeksionet e sistemit urinar, pastaj te mungesa e oreksit, telashet në lukth, kapsllëkun, gazrat, simptomat e artritit.

(Kosova Sot Online)