Ankthet: 3 mënyra në të cilat ju ndihmon aromaterapia

  • E.K /
  • 04 July 2023 - 14:51
Ankthet: 3 mënyra në të cilat ju ndihmon aromaterapia

Aromaterapia është një nga mënyrat më të shpejta të zbutni ankthet dhe të ndiheni më mirë.

LIVANDA

Livanda është tonik për mendje, trup dhe zemër. Ngadalëson frymëmarrjen, të rrahurat e zemrës dhe është sedativ i shkëlqyeshëm për nerva (pikërisht ajo që ju nevojitet kur ndiheni të tensionuar dhe në ankthe). Livanda po ashtu është ilaç për të gjithë ata që nuk mund të flenë. Merrni me vete në dhomë në shishe të vogël vaj të livandës. Sa herë që keni nevojë, thithni aromën e saj.

AGRUMET

Vajrat esenciale të agrumeve (portokallit të egër, limonit dhe grejpfrutit) zgjojnë receptorët në tru që ndihmojnë në ngritjen e energjisë dhe shtimin e kreativitetit. Mund ta përdorni në mënyrë të thjeshtë - vëni pas dushit: me 250 ml vaj bademi ose kokosi përzieni deri 20 pika vaj esencial të portokallit.

KAMOMILI

Me siguri i njihni efektet qetësuese të çajit të kamomilit. Mirëpo, vetëm aroma e kamomilit është po aq efektiv në qetësimin e mendjes (sidomos nëse keni ankthe ose ëndrra që shfaqen midis anktheve). Vetitë shëruese të kamomilit mund t'i merrni edhe përmes çajit, duke thithur avullin e kamomilit apo vajit esencial.

(Kosova Sot Online)