Rrënja me vlerë të arit

  • E.K /
  • 10 August 2023 - 09:24
Rrënja me vlerë të arit

Nëse ekziston ndonjë bimë me ndikim universal, kjo është rrënja e jamballit (lat. Glycyrrhiza glabra). Është e ëmbël dhe përdoret për shërimin e një numrit të madh të sëmundjeve. Rrënja e jamballit përmban disa substanca shëruese dhe është burim për hekur dhe vitaminat B1, B2, B3, B5 dhe E. Pasi që ndikon në hormonin kortizol, shton rezistencën ndaj stresit dhe sugjerohet te lodhjet e forta fizike dhe psikike, e ndikon edhe si antidepresiv. Rrënja e jamballit ndikon mirë te femrat që kalojnë përmes menopauzës.

Pakësojnë djersitjet dhe valët e të nxehtit, si dhe ndikon që më shpejtë të zhyteni në gjumë dhe të keni gjumë më të rehatshëm. Po ashtu përmirëson cilësinë e flokëve dhe të thonjve. Rrënja e kësaj bime e forcon sistemin imun, shkatërron bakteret, viruset dhe kërpudhat. Zbut problemet me frymëmarrje, ndihmon te bronkiti, problemet me stomak, mbron nga sëmundjet e zemrës si dhe mbron muskujt dhe indet e muskujve. Për një kohë të gjatë merret për uljen e shtypjes së lartë të gjakut, por nuk ju sugjerohet shtatzënave dhe grave që ushqejnë me gji foshnjat.

(Kosova Sot Online)