Recetat e gjysheve tona për uljen e temperaturës: Vëni kompresa të patateve në çorapë

  • E.K /
  • 21 August 2023 - 10:43
Recetat e gjysheve tona për uljen e temperaturës: Vëni kompresa të patateve në çorapë

Ekzistojnë disa mënyra për të cilat theksojnë se janë treguar të suksesshme kundër temperaturës së lartë, sidomos te fëmijët. Theksohet terapia me çorapë, që e kanë përdorur edhe gjyshet tona.

PATATET

Patatet i copëtoni në rriska apo i shtypni, i vendosni në shputat e këmbës dhe mbathni çorapët, e këmbët i mbuloni mirë. Pataten mund ta kombinoni edhe me uthullën e mollës. Përzieni pak nga uthulla e mollës dhe pak patate të shtypur, masën e vendosni në një palë çorapë prej pambukut, dhe i mbathni. Këmbët i mbështillni edhe me batanije dhe i lini të veprojë për rreth disa orë apo edhe gjatë natës.

MIELL DHE TË BARDHAT E VEZËS

Përgatitni një përzierje nga mielli i misrit dhe uthulla e mollës. Këtë përzierje e vendosni në shputat e këmbës, mbathni një palë çorapë të trasha prej pambuku. Për heqjen e temperaturës së lartë mund të hiqni edhe të bardhët e vezës. Tundeni, lyeni çorapët me të dhe e mbathni. E lini të veprojë për disa orë.

LIMONI

Ju nevojiten dy deri katër limonë. I pastroni mirë dhe shtrydhni lëngun, sipas mundësive edhe pak vaj nga lëvorja. Në këtë lëng lagni një palë çorapë prej pambuku, e më pas i mbathni. Pasi të keni mbathur çorapët, duhet të shtriheni dhe të rrini të qetë për një orë. Që pas gjysmë orë do të ndjeni lehtësim, e çorapët tuaja pothuajse shpejt do të thahen. Përsëriteni metodën dhe të dyja kompresat i lini në këmbë gjatë natës, flini bashkë me to. Ditën vijuese temperatura do të duhej të jetë shumë më e ulët. Me rëndësi është të pini shumë lëngje, ujë, që të pushoni rehat dhe ngrohtë.

(Kosova Sot Online)