Ja rreziku që sjell migrena

  • A.P /
  • 24 August 2023 - 14:36
Ja rreziku që sjell migrena

Meshkujt dhe femrat që vuajnë nga migrena janë më të rrezikuar nga goditjet e zakonshme në tru. Të dhënat vijnë nga një studim i fundit, sipas së cilit femrat kanë një rrezik më të lartë për t’u prekur nga ataku në zemër dhe goditjet hemorragjike (gjakderdhje në tru ose rreth tij).

 

Sipas asaj që shkruan The Independent, njerëzit e diagnostikuar me migrenë besohet se kanë një rrezik më të lartë për të pësuar atak në zemër apo goditje në tru, përpara moshës 60-vjeçare.

Punë të mëparshme kërkimore tregonin për një rrezik më të shtuar për goditje ishemike, të cilat ndodhin kur mpiksja e gjakut bllokon enët e gjakut për të furnizuar trurin, e që prekin kryesisht femrat e reja në moshë.

(Kosova Sot Online)