Dredhëzat e reduktojnë kolesterolin

  • E.K /
  • 09 September 2023 - 16:12
Dredhëzat e reduktojnë kolesterolin

Konsumimi i përditshëm i dredhëzave në një studim të ri është lidhur me reduktimin e nivelit të të ashtuquajturit kolesterol i keq (LDL) dhe triglicerideve në gjak. Shkencëtarët italianë nga 'Universita Politecnica delle Marche' dhe kolegët e tyre spanjollë nga Universiteti i Sevilës, Granadës dhe Salamankps rezultatet e tyre i kanë botuar në 'Journal of Nutritional Biochemistry'. Studimi ka zgjatur një muaj, ndërsa në të kanë marrë pjesë 23 persona të shëndetshëm.

Është zbuluar sesi konsumimi i përditshëm i 500 g dredhëzave lidhet me reduktimin e nivelit të kolesterolit të keq dhe triglicerideve për 20 për qind, derisa në aspektin e nivelit të kolesterolit të mirë nuk është shënuar ndonjë ndryshim. Hulumtuesit besojnë që këto rezultate mund të sqarohen me efektin e antocianinës, pigmentit përgjegjës për ngjyrën e dredhëzave. Antocianinët janë flavonoide, antioksidues që tashmë janë lidhur me ndikimin pozitiv në shëndetin e sistemit kardiovaskular.

(Kosova Sot Online)