Kujdes nga analgjetikët!

  • E.k /
  • 16 September 2023 - 10:01
Kujdes nga analgjetikët!

Tabletat të cilat përdoren kundër infeksioneve të ndryshme, mund të jenë shumë të rrezikshëm nëse ia ofroni organizmit tuaj, pohojnë shkencëtarët. Shkencëtarët kanë zbuluar se përdorimi i analgjetikëve mundet ta ndryshojë "aktivitetin e enzimave brenda membranës së qelizave në trup", që do të thotë se marrja e analgjetikëve me tepricë, apo konsumimi i tyre për një periudhë të gjatë kohore, mund ta hedhë trupin nga "takti", apo ta çrregullojë të tërin. Ekipi i shkencëtarëve nga fakulteti i mjekësisë "John Hopkins", ka testuar te njerëzit analgjetikët e caktuar, të cilët jepen me recetë të mjekut dhe me këtë rast ishin përdorur dozat e përshkruara.

Kishin zbuluar se këto tableta, në mënyrë dramatike ndikojnë në ndërveprimin e enzimave me proteina në membranën e qelizave. I njëjti problem ishte vërejtur edhe kur ishin përdorur analgjetikë që janë në shitje të lirë nëpër barnatore, pa recetë të mjekut, edhe pse ky ndërveprim ishte më i pakët. Sidomos mund të jenë të prekura femrat. Shumica e femrave rregullisht u qasen analgjetikëve që i marrin me recetë, por nëse e teprojnë, kjo mund të shkaktojë ndërveprim negativ të njëpasnjëshëm.

(Kosova Sot Online)