Ja pse kollitja zgjat më shumë sesa ftohja

  • E.k /
  • 30 September 2023 - 09:35
Ja pse kollitja zgjat më shumë sesa ftohja

Njëri ndër simptomat më të pakëndshme të infeksionit nuk duhet ta injorojmë. Kollitja ka rol mbrojtës të organizmit, por nëse zgjat më shumë se 1 muaj, atëherë duhet të shkoni te pulmologu. Derisa simptomat e tjera të ftohjes dhe gripit largohen për rreth 10 ditë, kollitja mund të zgjatë deri në një muaj pas kalimit të ftohjes.

Te bronkiti kronik, kollitja zgjat 7 deri 10 ditë, por te një e katërta e pacientëve mund të zgjatë edhe më shumë. Kollitja më së miri largohet me lënien e duhanit dhe me konsumimin më të madh të lëngjeve. Por, nëse kollitja është këmbëngulëse, gjithsesi duhet të shkoni te mjeku. Kollitja mund të paraqesë probleme sidomos te pleqtë, te të cilët preferohen vaksinat kundër gripit.

(Kosova Sot Online)