Përse bananet janë të shkëlqyeshme për shëndet?

  • E.K /
  • 20 October 2023 - 09:34
Përse bananet janë të shkëlqyeshme për shëndet?

Hulumtimet e fundit, të bëra te disa sportistë, kanë vërtetuar se gjysmë banane e ka po të njëjtin efekt sikurse një filxhan i konsumuar me pije sportive, të cilin e keni konsumuar çdo 15 minuta gjatë një gare, e cila mund të zgjasë nga 2 deri në 3 orë. Bananet janë burim i mirë i niseshtës rezistente, niseshte kjo e cila gjendet në ushqimin e pasur me karbohidrate, e që më pas ndihmon në humbjen e kilogramëve shtesë.

Trupi ynë ngadalë e tretë niseshtën, që do të thotë se për një kohë më të gjatë do të jemi të ngopur. Një anë tjetër e mirë e konsumimit të bananes është niveli i lartë me kalium, rregullimi i shtypjes së gjakut. Sa më shumë sasi të kaliumit të konsumojmë, aq më tepër natrium largojmë nga trupi ynë.

(Kosova Sot Online)