6 ushqimet që e kanë rolin e brushës për dhëmbë

  • E.K /
  • 20 October 2023 - 11:43
 6 ushqimet që e kanë rolin e brushës për dhëmbë

Për një buzëqeshje me rrezatim dhe dhëmbë të pastër, jemi të gatshëm të marrim kredi, por për ta ndalur atë hap radikal në vijim ju paraqesim disa ushqime, me ndihmën e së cilave do të keni buzëqeshje për lakmi dhe dhëmbë të shëndetshëm.

SELINO

Selinon ndryshe e quajnë edhe brushë natyrale për dhëmbë, falë faktit se është e pasur me fibra që largojnë grimcat e ushqimit në gojë pas shujtës, pakësojnë sasinë e thartirës dhe nxitin lirimin e smaltit.

QEPA

Aroma specifike dhe djegës e qepës vjen si pasojë e vajit eterik që kanë përbërës të fortë antibakterialë. Me konsumimin e qepës së freskët pakësohet sasia e baktereve në gojë, e me këtë edhe mundësia e shfaqjes së kariesit.

ÇAJI I GJELBËR

Dihet se çaji i gjelbër përmban sasi të lartë të fluorideve që ndikojnë në fortësinë e dhëmbit, si dhe mbrojnë mishin e dhëmbëve nga infeksionet. Por, gjethet e çajit të gjelbër posedojnë dhe përbërësin katehinë, i cili vështirëson qëndrimin e baktereve në dhëmbë, pakëson sasinë e tyre dhe jua vështirëson prodhimin.

MENTA

Edhe pse në shumicën e rasteve menta përdoret si freskues i frymës, ajo përmban shumë flavonoide, që ndikojnë kundër infeksioneve dhe kundër viruseve. Prandaj, përtypja e gjetheve të freskëta dhe konsumimi i çajit i mbrojnë dhëmbët nga bakteret.

KIVI

Mungesa e vitaminave C në organizëm mundet ta shkaktojë shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme që ndikojnë në rënin e dhëmbëve, prandaj konsumimi i kivit, që dihet se është i pasur me vitamina C, natyrisht se është shumë i rëndësishëm. Vitamina C nxit prodhimin e kolagjenit, duke mbajtur të shëndetshëm mishin e dhëmbëve, prandaj edhe e ka rolin e brushës natyrale për dhëmbë.

UJI

Uji është faktori më i rëndësishëm në mbajtjen e higjienës orale, sepse zvogëlon thartirën dhe acidet që krijohen si pasojë e fermentimit të karbohidrateve që shkaktojnë dëmtimin dhe rënien e dhëmbëve. Uji ndikon në lirimin e smaltit që neutralizon thartirën që shkatërron dhëmbët.

(Kosova Sot Online)