Efektet pozitive të vrapimit

  • E.k /
  • 13 November 2023 - 10:46
Efektet pozitive të vrapimit

Të vraposh çdo ditë për disa minuta është e barabartë me vrapimin e gjatë, kur kemi të bëjmë me jetëgjatësinë, pohojnë ekspertët. Hulumtimi i publikuar në revistën e 'American College of Cardiology' tregon se personat që çdo ditë vrapojnë nga 5-10 minuta në masë të madhe mund ta zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e hershme.

Autorët e studimit nuk kishin vërejtur ndonjë dallim të madh midis atyre që vrapojnë pak (50 minuta në javë) apo ata që vrapojnë shumë (180 minuta në javë), shpejt apo ngadalë (më ngadalë se 10 km/h). Në përgjithësi, personat që vrapojnë për 30 për qind më pak janë të rrezikuar nga vdekja e befasishme dhe për 45 për qind më pak rrezikohen nga sëmundjet e zemrës.

(Kosova Sot Online)