
Optimizmi bën që ilaçet të funksionojnë më mirë

Hulumtuesit nga Universiteti i Harvardit thonë se optimizmi bën që të mendohet se ilaçet funksionojnë më mirë, sesa që funksionojnë në të vërtetë.
Në studim, hulumtuesit kanë zbuluar që njerëzit kanë raportuar reduktim më të madh të dhimbjes për 30 për qind, kur u janë dhënë informata pozitive në lidhje me ilaçet kundër migrenës, që i kanë përdorur sesa kur nuk u është thënë asgjë ose kur u janë dhënë informata negative, madje edhe kur ilaçi ka qenë placebo. Dr. Ted Kaptchuk, autor udhëheqës i studimit, ka thënë se gjendja mendore mund të ndikohet nga gjendja e organizmit dhe anasjelltas.
Me fjalë të tjera, ajo që i thuhet një pacienti mund të mos ketë ndikim vetëm në tru, por edhe në organizëm. Por ilaçet nuk bën që të zëvendësohen me optimizëm.
Pacientët në studim ende kanë raportuar reduktim më të lartë të dhimbjes me ilaçe aktuale, sesa me placebo.
(Kosova Sot Online)