Erëza që qetëson dhimbjet në lukth

  • E.K /
  • 15 December 2023 - 10:56
Erëza që qetëson dhimbjet në lukth

Për erzën e quajtur qimnon me siguri se keni dëgjuar. Bëhet fjalë për erzën, e cila është treguar si ilaç i fortë kundër dhimbjeve në stomak. Problemet në lukth dhe fryrjet janë problem i shpeshtë. Sipas mjekësisë popullore, njëri nga ilaçet për gjendje të tilla është qimnoni, erëza e cila ftoh dhe ekuilibron gjithçka, tretjen, ndihmon të lirohemi nga gazrat dhe nxit absorbimin e mineraleve.

Në muajt e ngrohtë kjo erëz ndihmon edhe në heqjen e ujit tepricë nga organizmi dhe trupi. Si ta përdorni sa më mirë këtë erëz? Përgatitni një lëng të fortë, duke përzier në blender një gotë kefir, një gotë me ujë të vakët, një të katërtën e një luge kripë të detit, si dhe qimnon të bluar. Mund ta përdorni edhe për disa lloje të gjellëve. Shija e erzës në mënyrë të hatashme kombinohet edhe me fasulen, sidomos kur shton edhe pjesë të perimeve të gjelbra. Me të mund të pasuroni edhe sallatat verore. Në një të katërtën e gotës me vaj ulliri shtoni lëngun e shtrydhur nga limoja, dy lugë mjaltë dhe qimnon të bluar me pak kripë.

(Kosova Sot Online)