Vera e kuqe mund të parandalojë humbjen e kujtesës

  • E.K /
  • 02 February 2024 - 09:59
Vera e kuqe mund të parandalojë humbjen e kujtesës

Një gotë me verë të kuqe ose një grusht me fëstëkë, mund t'ju ndihmojë në parandalimin e humbjes së kujtesës, pasi që të dyja këto përmbajnë apo janë të pasura me antioksidues vendimtar, zbulon studimi i fundit.

Ekspertët besojnë se një komponent e gjetur në ushqimet e zakonshme, si te rrushi i kuq, madje mundet të ndikojë edhe në betejën kundër sëmundjes së Alzheimer-it. Që të dyja këto ushqime, si rrushi i kuq e po ashtu edhe fëstëkët, por edhe disa manaferra, janë të pasura me antioksiduesin, i cili është në gjendje të mbrojë qelizat nga plakja apo dëmtimi i hershëm. 

Substanca që gjendet në rrush, resveratroli, tash e një kohë të gjatë është vërtetuar se mbron dhe parandalon sëmundjet e zemrës, por disa studiues amerikanë pohojnë se kjo substancë po ashtu përmban efekte pozitive edhe në hipokampus, një pjesë kjo e trurit që lidhet me funksionimin e kujtesës, mësimin dhe disponimin. Resveratroli, sipas ekspertëve mund të jetë në gjendje t'u ndihmojë njerëzve me gjendje neurodegjeneruese, si me sëmundjen e Alzheimer-it.

(Kosova Sot Online)