Tri gjërat që ndikojnë të ndiheni të lodhur

  • E.K /
  • 09 February 2024 - 09:33
Tri gjërat që ndikojnë të ndiheni të lodhur

Shkaku i ritmit të shpejtë të jetesës, gjithnjë e më shpesh mund të themi se jemi “të lodhur kronikë”. Lodhja nuk duhet të ekzistojë nëse punoni shumë apo se keni ushtruar shumë, por mund të jetë i pranishëm dhe janë disa arsye për praninë e lodhjes

Stresi i përditshëm

Ndoshta edhe keni mundur ta dini se stresi është një nga shkaktarët. Stresi është një nga sëmundjet më të pranishme të së sotmes, prej tij nuk është askush imun, madje as fëmijët.  Mos lejoni t’i planifikoni shpejt gjërat dhe provoni t’i kontrolloni emocionet. Ilaçi më i mirë kundër stresit janë joga dhe ushtrimet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ushqimi

Ushqimi i shëndetshëm nuk është i rëndësishëm vetëm për linjë të mirë dhe shëndet të mirë, por edhe për shumë gjëra të tjera. Në këtë rast në pyetje është lodhja. Ushqimi jo i shëndetshëm po ashtu ndikon në ndjenjën e lodhjes dhe ndikon në rënien e energjisë gjatë ditës. Ajo që ka rendësi është të mos i anashkaloni shujtat, por të hani çdo katër orë. Provoni të hani pemë dhe perime, sa më pak ëmbëlsira dhe ushqime të grimcuara.

Mungesa e gjumit

Gjumi na nevojitet që gjatë ditës të funksionojmë ashtu si duhet. Nëse jeni nga ata persona që natën e keni zëvendësuar me ditën, me siguri se e keni vërejtur se në mënyrë konstante jeni të lodhur. Provoni ta ndryshoni këtë rutinë, dhe pas vetëm një nate me gjumë cilësor, do t’i vëreni ndryshimet.

(Kosova Sot Online)