Ku ka mështekën aty ka edhe ilaç!

  • E.K /
  • 26 February 2024 - 10:13
Ku ka mështekën aty ka edhe ilaç!

Për secilin oborr në të cilin është mbjellë mështekna mund të thuhet se është një kopsht shërues. Përveç flavonoideve, fleta dhe sythi i ri I mështeknës përmbajnë vajra eterike, pak taninë, saponinë dhe minerale. Flavonoidet nxisin filtrimin e veshkave, ndërsa vaji eterik zbulon aktivitetin kundër mikrobeve. Fleta e mështeknës vepron kundër inflamacionit dhe infektimit të traktit urogjenital.

Parandalon formimin e rërës në veshka, duke mos i ngacmuar dhe dëmtuar veshkat. Për shkak të kësaj karakteristike fletët e mështeknës janë përbërëse të shpeshta të një numri të madh të përzierjeve të çajrave, që kanë efekt diuretik dhe uroantispetik. Në mjekësinë popullore mështekna përdoret edhekundër reumës dhe artritit. Nuk rekomandohet për persona të cilëve u është thënë të mos konsumojnë shumë lëngje (p.sh. në rast të sëmundjeve serioze të zemrës dhe veshkave, të cilat sjellin deri te ënjtjet). Karakteristika shëruese ka edhe lëngu i mështeknës, i cili nxirret me prerje të cekët të lëvores. Ky lëng përmban mjaft minerale dhe acide organike, kështu që përdoret si mjet freskues.

(Kosova Sot Online)