Preparati më i mirë natyral për gjumë më të mirë

  • E.k /
  • 26 February 2024 - 12:37
Preparati më i mirë natyral për gjumë më të mirë

Shumë njerëz e dinë që meli është bimë që birrës ia jep shijen e hidhur, por ai për tashmë shumë shekuj përdoret në mjekësinë popullore. Tradicionalisht, meli përdoret për trajtim të çrregullimeve nervore, pagjumësisë dhe ngërçeve në lukth. Kur bëhet fjalë për gjumë më të mirë, shkenca pajtohet me traditën - studimet klinike zbulojnë që meli, veçanërisht nëse kombinohet me agnushe dhe/ose lule-sahat, e redukton kohën që ju nevojitet për të rënë në gjumë dhe përmirëson kualitetin e gjumit më mirë se disa tableta për fjetje.

Nëse keni probleme me pagjumësi, konsumoni 300 deri në 600 mg preparate bimore prej melit, 45 minuta para se të shkoni të flini ose kërkoheni përzierjen që përmban agnushe dhe ose lule-sahat. Kujdes! Meqë meli në teori mund ta rrisë nivelin e estrogjenit, femrat me kancer duhet që ta shmangin.

(Kosova Sot Online)