Nëse keni problem me ënjtjen e këmbëve, përdoreni këtë çaj

  • E.K /
  • 02 March 2024 - 09:26
Nëse keni problem me ënjtjen e këmbëve, përdoreni këtë çaj

Termi "edem" përfshin mbajtjen e lëngjeve në trup. Nganjëherë është normale që këmbët të ënjten, sidomos nëse keni qëndruar në këmbë. Majdanozi është bima që mundet të përdoret në mënyra të ndryshme, e ndihmon edhe kur në pyetje është ënjtja e këmbëve dhe nyjave. Majdanozi është antioksidues i fortë. Është i pasur me vitamina A dhe C dhe është burim i mirë për acid folik, që është një nga ushqimet më të mira që mbron nga kanceri.

Receta kundër ënjtjeve:

Dr. John R. Christopher sugjeron të pini së paku dy litra çaj të fortë nga majdanozi në ditë. Kur të përgatitet çaji, nevojitet të përdorni gjethe të gjelbër të ndritshme, së bashku me rrënjë dhe fara. Mbushni ¼ e gotës majdanoz. Hidheni ujin e vluar dhe e lini për 5-7 minuta. Për aromë më të mirë mund të përdorni limon ose mjaltë. 

(Kosova Sot Online)