Gruri pakëson gurët në tëmth

  • E.K /
  • 07 March 2024 - 09:22
Gruri pakëson gurët në tëmth

Drithi më i pranishëm në hapësirat tona, gruri pos vlerave të veta ushqyese, ka edhe ato shëruese, ndikon mirë në mikroflorën e zorrës dhe pakëson gurin në tëmth. Gruri përmban shumë vitamina, minerale dhe mikroelemente, prandaj edhe sugjerohet në ushqim. Është i pasur me fibra bimore që përmirësojnë dhe rregullojnë punën e zorrëve. Fibrat nga gruri e përshpejtojnë kalimin e ushqimit përmes sistemit tretës, rregullojnë sekretimin e vrerit, e dihet se sasia e madhe e vrerit nxit formimin e gurëve në tëmth. Po ashtu, ndikon mirë në uljen e yndyrës në gjak, triglicerideve.

Është vërtetuar edhe roli i shkëlqyeshëm në shërimin e kolesterolit në gjak. Ndikojnë mirë edhe në kapsllëk, pasi që kanë ndikim si laksativ dhe sugjerohet të merren te të sëmurët nga zorra e trashë. Po ashtu, duhet theksuar se ushqimi i rregullt ku përdoret gruri, ul rrezikun për t'u prekur nga kanceri i gjirit. Studimet shkencore theksojnë, ndërsa që praktika e ka vërtetuar se, gruri parandalon kancerin në zorrë të trashë. Po ashtu rregullon punën e zorrëve, përmirëson punën e enzimave. Ndikojnë si masë mbrojtëse, duke pakësuar përqendrimin e acideve të lukthit dhe enzimave bakteriale në jashtëqitje, që njihet se shkakton kancerin në zorrë të trashë. 

(Kosova Sot Online)