![Pas të 30-ve më lehtë shtoni peshë, ja pse](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/26/200x200_Weight-gain-is-another-sign-of-teenage-pregnancy.jpg1722023077.webp)
Jeni të zbehtë dhe të lodhur, ja zgjidhja për ju
![Jeni të zbehtë dhe të lodhur, ja zgjidhja për ju](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/23/auto_-800-0-3adb26a7ae13844e03aeb8ffd3291eb91711179448.jpg)
Po ndiheni gjithmonë të lodhur dhe, pa marrë parasysh se sa flini, përsëri do të dëshironit të flinit. Pra, siguroni përbërësit ushqyes dhe filloni ditën e re me plot energji. Përgatitni vetes suaj një shujtë që ua kthen energjinë, ndërsa që përbërësit do t’i gjeni në shitoret e ushqimeve të shëndetshme.
Përbërësit:
200 gramë flluska elbi, 100 gramë flluska gruri, 100 gramë mango të thatë, 50 gramë shkopinj xhenxhefili, 2 lugë mjaltë, 500 gramë jogurt, 150 ml qumësht
Në një tepsi përzieni dy llojet e flluskave. Preni në copëza mangon dhe shkopinjtë e xhenxhefilit. Në një enë tjetër përzieni mjaltin, jogurtin dhe qumështin. Në fund, përzierjen e flluskave e përzieni me përzierjen e jogurtit.
(Kosova Sot Online)