Të gjitha dobitë e pjeshkës

  • E.k /
  • 18 May 2024 - 09:44
Të gjitha dobitë e pjeshkës

Pjeshka e ka prejardhjen nga Kina. Ajo përmban 80-90% ujë, e ka pak kalori, prandaj është e përshtatshme që të përdoret si diuretik dhe pemë për pastrimin e organizmit. Përpos kësaj, ajo përmban edhe materie të dobishme ushqyese, sikur që janë beta-karotina, proteinat, yndyrat, fibrat, kalciumi, seleni, amidoni, fosfori dhe karbohidratet. Përpos që hahet si pemë e freskët, mund ta konsumoni edhe lëngun e pjeshkës, po ashtu të freskët, pa i shtuar asgjë.

Nga kjo pemë mund të përgatitni edhe komposto, xhem, apo edhe turshi. Sa u përket dobive që i ka organizmi ynë nga konsumimi i pjeshkave, mund të themi se ajo ka ndikim pozitiv te aknet, astma, anemia, sëmundjet e dhëmbëve dhe të zgavrës së gojës, bronkiti, mbipesha, depresioni,  impotenca, ankthi, pastaj e forcon imunitetin, është e dobishme për ata që kanë probleme me fshikë të urinës dhe me gjëndër tiroide, është efikase kundër infeksioneve, sëmundjeve reumatike, etj.

(Kosova Sot Online)