Gjërat ushqimore që bëjnë të keni shumë shpejt uri

  • E.K /
  • 24 May 2024 - 09:36
Gjërat ushqimore që bëjnë të keni shumë shpejt uri

Ndoshta keni ngrënë drekë para pak kohe, por nëse i keni konsumuar këto gjëra ushqimore, nuk do të jeni të ngopur për as edhe një orë.

BUKA

Një studim i botuar në revistën amerikane për vlera ushqimore thotë se të varurit nga buka nuk dallojnë prej të varurve nga droga. Kjo ndodh për shkak të sasisë së lartë të fruktozës së shurupit të misrit, e cila e rrit dhe ul shpejt sheqerin tuaj.

PIJET E DENDURA ME UJË DHE PROTEINA

Te këto pije të dendura vlen e njëjta rregull si te çokollata e ngrohtë, kanë shije më të mirë nëse treten në qumësht. Por, madje edhe në atë mënyrë nuk do t'ju mbajnë të ngopur për as madje edhe një orë.

ÇOKOLLATA E ERRËT DHE KRIPA E DETIT

Mund të bëhet fjalë për një kombinim të duhur të shijeve, por ai vetëm momentalisht e shuan urinë. Prania e yndyrës në çokollatë mund ta rrisë shijen e sheqerit dhe kripës, dhe nuk do të mund t'i rezistoni këtij kombinimi.

PIJET ALKOOLIKE

Alkooli nuk e redukton urinë. Studime të ndryshme kanë zbuluar që meshkujt, në ditët kur pinë alkool, konsumojnë rreth 450 kalori më shumë sesa në ditët kur nuk pinë. Sa më shumë që pini, po aq më shumë kalori do të futni në organizëm.

(Kosova Sot Online)