Ja pse dukemi më të shëndoshë sesa që jemi
Fryrja e shkaktuar nga disa ushqime, ju bën që të dukeni më e trashë. Ja ushqimet që e kanë këtë veti. Pemët. -Edhe pse pemët janë plot me përbërës të shëndetshëm, edhe ato mund të jenë shkaktarë të fryrjes. Shkaku fshihet te sasia e fruktozës dhe glukozës. Më së miri është që të përzgjidhni bimët e malit, grejpfrutin dhe agrumet, meqë ato kanë një sasi dukshëm më të vogël të këtyre përbërësve.
Zëvendësimi për sheqer. -Sorbitoli, ksilitoli dhe manitoli janë ëmbëltues artificialë të cilët gjenden në pijet dietale dhe në çamçakëzë. Nëse ndieni fryrje pas konsumimit të këtyre ushqimeve, atëherë duhet t'i evitoni ato.
Qumështi. -Të gjithë e dimë se, në sasi të mëdha, qumështi nuk është i dobishëm për organizmin. Nëse fryheni pas përdorimit të tij, atëherë problemi ndoshta qëndron te organizmi juaj, i cili nuk e duron laktozën
Amidoni. -Nëse ushqimet e pasura me amidon ju shkaktojnë fryrje, atëherë në vend që t'i largoni ato nga menyja juaj, përzgjidhni nga ato ushqime që nuk ju shkaktojnë probleme. Ushqime të tilla janë patatet, orizi, misri, etj.
(Kosova Sot Online)
