
Sheqeri i kokosit ruan linjën

Në sheqerin e kokosit ka dy herë më shumë hekur, katër herë më shumë magnez dhe dhjetë herë më shumë zink, në krahasim me sheqerin e vrugtë natyral. Nëse dëshironi që ta ëmbëltoni jetën dhe me këtë rast ta ruani shëndetin dhe linjën vitale, nutricistët sugjerojnë që në ushqim të përfshini sheqerin e kokosit, sepse paraqet burim të shkëlqyeshëm natyral për vitamina dhe minerale.
Në sheqerin e kokosit ka më shumë vlera ushqyese sesa në sheqerin e vrugët, i cili po ashtu nuk është në zë të keq. Sheqeri i kokosit është i pasur me vitamina të grupit B, kalium, kalcium, aminoacide e një nga përbërësit e tij më të fortë është inulina - karbohidrat që ngadalëson absorbimin e glukozës. Shkaku se përmban nivel të ulët të indeksit glikemik, është shumë i mirë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, nivelit të lartë të kolesterolit dhe mbipeshës. Sheqeri i kokosit sidomos u shkon për shtati personave, që duan të humbin në peshë, sepse e zvogëlon oreksin dhe ndalon rënien e energjisë gjatë ditës.
(Kosova Sot Online)