
Çaji nga qepa e kuqe

Edhe pse qepa e kuqe nuk përdoret si duhet, sot ju sjellim recetën që e vërteton se sa me vlerë që është qepa e kuqe. Me rëndësi është ta përmendim se në gjendje të zier qepa nuk ka aromë aq të fortë. Ky çaj para së gjithash është i mirë kundër kollës. Po ashtu mund ta përdorni edhe kundër simptomave të dhimbjes në fyt, ftohjes dhe gripit. Sidomos preferohet gjatë kollës sezonale te fëmijët. Sipas ekspertëve, ky ilaç mund të shërbejë edhe për shërimin e astmës bronkiale dhe asaj të zemrës. Te sëmundjet e rënda të zemrës të astmës dhe bronkitisi, ilaçi duhet të përdoret 2-3 javë rresht, në mënyrë që t’i pastroni mushkëritë. Për ata që vuajnë nga astma e mushkërive dhe e zemrës, sugjerohet që të konsumoni edhe rrepkë të gërryer duke shtuar pak sheqer çajit. Kombinimi i çajit nga qepa e kuq dhe rrepkës do ta hiqni qafe ose do ta zbutë problemin me astmën. Çaji i tillë e pastron organizmit dhe shëron kollën, ndërsa që ndikon mirë në mbarë organizmin.
Përgatitja:
Merrni dy kokë qepë të mesme, hiqni shtresën e parë të lëvores, e ndani në katër pjesë dhe e hidhni në 1 litër ujë. Në ujë shtoni edhe 100 gramë sheqer të vrugtë. Masën e zieni pasi të ketë vluar uji edhe për 15 minuta të tjerë. E lini të ftohet dhe nëse shijen nuk e pëlqeni, shtoni edhe pak mjaltë sipas nevojës. Pini gjatë ditës lugë me lugë. Kundër kollës, dhimbjeve të fytit dhe ftohjes, procedurën e vazhdoni 2-3 ditë.
(Kosova Sot Online)