Gjashtë ushqimet që e luftojnë stresin

  • E.K /
  • 25 June 2024 - 12:43
Gjashtë ushqimet që e luftojnë stresin

Të gjithë ne kemi momente kur stresi na shtyn të hamë ushqim të shpejtë, e ndonjë pije energjike, për t'i rënë pishman vetëm disa minuta më pas. Në fakt, stresi mund të na shtyjë të konsumojmë ushqim të shpejtë duke rritur yndyrën që prodhojnë hormonet e stresit. Në vijim ju paraqesim gjashtë ushqimet, përballë të cilave “gjunjëzohet” stresi

Manaferrat

Të famshme për përbërjen e saj me antioksidues, manaferrat përmbajnë substanca që parandalojnë plakjen e hershme, të shkaktuar nga stresi konstant. Pra, manaferrat, mjedrat dhe frutat tjerë të malit, janë zgjedhja më e mirë e ëmbël nëse përcaktoheni për desert apo zamër. Shkaktojnë pak gazra dhe fermentim në zorrë.

Kamomili

E dini se çaji i kamomilit është një pije që mund ta pini para gjumit, që shton aminoacidet kundër stresit, si dhe e qetëson sistemin nervor. Po ashtu, shtojnë nivelin e substancës së quajtur acidi hipurik, që lufton infeksionet, që është super e rëndësishme kur jeni të stresuar.

Çokollata e zezë

Mos u ndjeni fajtor pse keni konsumuar çokollatë. Stresi shton dëshirën për ëmbëlsira, ushqim të shpejtë, e këtu hyn në punë çokollata e zezë. Studimet tregojnë se 40 gr çokollatë të zezë në ditë ndihmojnë ta mposhtim stresin. Përcaktohuni për çokollatë të zezë, me së paku 70 për qind përmbajtje kakao.

ArratKur jeni nën stres, trupi dhe truri juaj më shpejt kalojnë përmes disa vitaminave të caktuara. Arrat janë burim i hatashëm për disa nutriente të caktuara si: vitamina B, zink, magnez dhe aminoacide, që shpejt futen në funksion për të sulmuar stresin. Në mënyrë natyrale, arrat ekuilibrojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe reduktojnë dëshirën për ëmbëlsira, rregullojnë oreksin dhe përmirësojnë punën e metabolizmit.

Hudhra

Stresi që ju ka pushtuar për një periudhë të gjatë kohore ndikon në sistemin imun.  Hudhra përmban përbërës kundër baktereve, kërpudhave dhe viruseve, që e forcon sistemin imun, i cili dobësohet  nga stresi. Po ashtu redukton indet dhe inflamacionet në nyja, që shtohen kur keni telashe me stresin.

Lakra

Lakra është shumë e pasur me nutriente, së bashku edhe me perimet tjera si lakrën jeshile, bokolin, lakrën e Brukselit. Të gjitha këto ndikojnë në detoksikimin e hormoneve të stresit. Duke konsumuar më shumë perime me gjethe të gjelbër, po ashtu zbut simptomat te femrat që vuajnë nga periudha e menopauzës. Kjo ndodh për shkakun se janë të pushtuara nga dominimi me estrogjen.

(Kosova Sot Online)