A e dini pse djersini vazhdimisht?

  • A.P /
  • 10 December 2024 - 08:15
A e dini pse djersini vazhdimisht?

Një nga funksionet primare të djersës është të ulë temperaturën e trupit. Në trupin e njeriut mund të numërohen nga 2 deri në 5 milion gjendra djerse të cilat janë të shpërndara kudo.

Pjesa më e madhe e këtyre gjendrave gjendet në shputën e këmbëve dhe në pjesën e shpinës.

Shpesh djersitja mund të kthehet në një makth të vërtetë duke ndikuar fort në paraqitjen e jashtme dhe vetë vlerësimin.

 

Në këtë artikull do të mësoni për dëmet që shkakton në organizëm djersitja e tepërt.

Hiperhidroza është termi që përshkruan djersitjen ekstreme dhe të pakontrollueshme.

Ajo pengon njeriun të kryejë aktivitetet normale të ditës .

Mjekët janë të mendimit se djersitja e tepërt shkaktohet nga sistemi hiperaktiv nervor i cili është përgjegjës për çlirimin e adrenalinës, ritmeve të zemrës, ngushtimit të enëve të gjakut dhe djersës.

Me fjalë të thjeshta, kjo simptomë shkaktohet nga një çrregullim i pashpjegueshëm në sistemin nervor.

Jeta e një njeriu të prekur nga hiperhidroza është shumë e vështirë.

Një person i tillë nuk mund të mbajë telefonin në duar për shkak të djersës,

Një person që vuan nga hiperhidroza është më i prirur ndaj infeksioneve në lëkurë.

Një person që vuan nga hiperhidroza pëson më shumë fraktura nga rrëzimet dhe rrëshqitjet.

Ky problem nxit ankthin dhe depresionin.

Hiperhidroza prej 4.8 përqind të popullësië dhe kryesisht grupmoshat nga 18-39 vjeç.

Në shumicën e rasteve, ajo shfaqet përpara moshës 10 vjeç.

Simptomat janë simetrike.

Njeriu mund të djersijë nga duart, këmbët, sqetullat, fytyra, koka e në zona të tjera të trupit.

(Kosova Sot Online)