Ja bimët që ndihmojnë në pastrimin e gjakut

  • A.P /
  • 28 February 2025 - 08:20
Ja bimët që ndihmojnë në pastrimin e gjakut

Pastrimi i gjakut ndihmon organizmin në largimin e baktereve, virozave, infeksioneve në mënyrë shumë efektive.

Dy organet kryesore që kryejnë funksionin e pastrimit të gjakut nga toksinat janë veshka dhe mëlçia.

Mëlçia largon substancat e dëmshme nga gjaku ndërsa veshkat parandalojnë akumulimin e mbetjeve dhe lëngjeve në trup. Ato filtrojnë papastërtitë dhe ndihmojnë në pastrimin e gjakut.

 

Ndër produktet më të mira që ndihmojnë në pastrimin e gjakut janë padyshim bimët dhe barishtet.

Rradhiqja

Gjethet e rradhiqes përmbajnë antioksidantë që ndihmojnë në pastrimin dhe largimin e toksinave nga gjaku.

Rrënjët dhe gjethet e rradhiqes çmohen për vetitë e tyre në trajtimin e problemeve të veshkave dhe mëlçisë.

Majdanoz

Majdanozi është një pastrues i shkëlqyer i gjakut me veti diuretike që ndihmojnë në largimin e e shpejtë të mbetjeve ushqimore nga organizmi.

Në mënyrë të veçantë, majdanozi ndihmon në eliminimin e toksinave dhe reudktimin e efekteve helmuese të shkaktuara nga metalet e rënda.

Gjithashtu, sipas të dhënave të AgroËeb.org majdanozi ka një efekt mbrojtës për mëlçinë duke ndihmuar në mirë funksionimin e saj. Nga ana tjetër ai parandalon problemet dhe dëmtimin e mëlçisë.

Hithra

Janë ndër barishtet më të vyera që natyra i ka dhuruar njeriut.

E pasur në vlera ushqyese dhe vlera shëndetësore gjithashtu, hithra qendron në majën e piramidës së barishteve që ndihmojnë për pastrimin e gjakut.

Konsumojeni hithrën në formën e çajit por edhe të sallatës gjithashtu.

Mjafton t’i zieni dhe t’i përdorni si sallatë ndërkohë që lëngun e tyre e konsumoni si çaj.

Gjembgomari

Gjembgomari është përdorur të paktën prej 2 mijë vitesh për qëllime mjekësore.

Kjo bimë fantastike ka veti të forta antioksiduese dhe anti inflamatore dhe është njohur gjerësisht për aftësinë e saj në largimin e toksinave nga mëlçia.

Gjembgomari konsumohet në formën e çajit, ku për një filxhan çaji me ujë vendosen për të zierë dy lugë çaji me gjembgomari të thatë.

Laboti

Gjethet e labotit të egër kanë veti pastruese për organizmin.

Lëngu i përftuar prej tyre është i rëndësishëm për pastrimin e gjakut.

Mjaftojnë katër deri në pesë gjethe të labotit të egër për të shfrytëzuar lëngun dhe pastruar gjakun


(Kosova Sot Online)