Farat e linit janë të pasura me acid alfa-linolenik

  • A.P /
  • 05 June 2025 - 08:20
Farat e linit janë të pasura me acid alfa-linolenik

Ato mund të jenë të vogla, por këto fara kanë një ndikim të fuqishëm në shëndetin tuaj.

Të pasura me fibra

Një lugë gjelle me fara lini kanë pothuajse 3 gram fibra, shifër e barabartë me 11% të vlerës së rekomanduar ditore. Sipas ekpertëve të shëndetit, ju duhet të merrni mesatarisht 25 deri në 30 gram fibra në ditë. Një regjim i ulët në fibra jo vetëm që ndikon në përpjekjet tuaja për reduktuar peshën trupore, por mund të shkaktojë probleme me tretjen e madje të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike. Shtimi i farave në vaktin e mëngjesit është mënyra më e mirë për të filluar përfshirjen e tyre në regjimin tuaj ushqimor.

 

Janë një burim i pasur i acideve yndyrore omega-3.

Konkretisht, farat e linit janë të pasura me acid alfa-linolenik (ALA), një lloj acidi yndyror esencial që trupi juaj nuk mund ta prodhojë. Mënyra e vetme për ta marrë atë është nëpërmjet ushqimit dhe farat e linit janë perfekte. Në përgjithësi, konsumimi i acideve yndyrore omega-3 është vërtetuar se zvogëlon inflamacionin në trup, gjë që mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve kronike.

Mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës

Këto fara të pasura me acide yndyrore omega-3 dhe me veti anti-inflamatore mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu mund të ulin në mënyrë efektive presionin e gjakut, i cili është i rëndësishëm për parandalimin e sulmit në zemër dhe goditjes në tru.

Mund të ndihmojnë me tretjen

Farat e lirit njihen gjerësisht si një laksativ natyral, i cili mund të ndihmojë në procesin e tretjes dhe kapsllëkut. Plus, konsumimi i farave të lirit është treguar gjithashtu se ndryshon pozitivisht mikrobiomën e zorrëve gjatë tretjes duke rritur florën bakteriale në zorrën tuaj. Gjithashtu redukton praninë e Proteobaktereve dhe Porphyromonadaceae, të cilat janë lidhur me sëmundjen alkoolike të mëlçisë.

Farat e lirit mund të ndihmojnë në menaxhimin e peshës

Përfshirja e tyre në regjimin ushqimor mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të ruajtur apo reduktuar peshën. Kjo sepse fibrat në to, mund t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur për më gjatë.

Mund të zvogëlojnë përthithjen e disa mineraleve

Ky nuk është një efekt anësor i ngrënies së farave të lirit për të cilin do të duhet të shqetësoheni shumë, por është diçka që duhet mbajtur parasysh nëse vuani nga mungesa e hekurit ose zinkut. Farat e lirit përmbajnë acid fitik, një lloj antinutrienti që mund të zvogëlojë përthithjen e mineraleve si kalciumi, zinku, magnezi, bakri dhe hekuri.

Farat e lirit mund të shkaktojnë probleme me tretjen.

Ndodh që konsumi i tepërt i fibrave mund të shkaktojë fryrje, gazra, dhimbje stomaku dhe ndonjëherë edhe të përziera. Nëse po kërkoni të shtoni më shumë fibra në regjimin tuaj, sigurohuni që ta shtoni sasinë e tyre me kujdes në mënyrë që të shmangni çdo shqetësim.

(Kosova Sot Online)