
Lexoni edhe:
Gjesti lajmërohet nga arat e Pavalnit
Akademikët dhe studiuesit kanë analizuar efektet e lëngut të luleshtrydheve në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe kanë dalë në disa përfundime shumë të rëndësishme.
Studimet e tyre provojnë shkencërisht se luleshtrydhet përmbajnë disa substanca natyrale të cilat luajnë rol shumë mirëbërës në organizëm.
Gjesti lajmërohet nga arat e Pavalnit Lexoni edhe:
Këto substanca me bazë proteinike sjellin një kombinim të fuqive antioksidante dhe çlirojnë një sërë reagimesh të vlefshme në organizëm sidomos për rritjen e imunitetit , uljen e numrit të lipideve dhe zvogëlimin e kolesterolit në gjakun që qarkullon në organizëm.
Konsumimi i luleshtrydheve dhe aq më tepër i lëngut të luleshtrydheve që ofron më shumë sasi të produktit të konsumuar redukton fuqishëm nivelet e larta të kolesterolit të keq.
Gjithashtu funksionet e lëngut të luleshtrydheve përfshijnë uljen e prekshmërisë nga sëmundja e diabetit të tipit 2 dhe një mbrojtje shumë herë më të madhe nga sëmundjet dhe problemet e zemrës.
Kjo pije e kuqe është një dashuri më vete, jo vetëm për të rinjtë, por edhe për të moshuarit. Në përbërës i veçantë kimik i quajtur fisetin ndihmon të luftojë efektet e diabetit në fazat e para të tij, ul tensionin e gjakut dhe parandalon sëmundjen e Alzhaimerit tek të moshuarit.
Luleshtrydhja i bën mirë zemrës. Ajo përmban folat, vitaminë C dhe fibër. Ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Rrit nivelin e kaliumit në gjak e rrjedhimisht mban tensionin e gjakut nën kontroll.
Duke qenë se kjo periudhë është koha më e duhur e vitit për të përfituar nga luleshtrydhet e kultivuara në Shqipër, atëherë nuk duhet ta humbni këtë rast. Çmimet e luleshtrydheve në tregun vendas janë në nivelet më të ulëta, ndaj është momenti i mirë për lëngun e luleshtrydheve.
Në rast se doni të përgatisni vetë lëngun e luleshtrydheve, atëherë do t’ju duhen rreth 2 kilogram luleshtrydhe, 3 mollë dhe gjysëm litri ujë. Pastrojini luleshtrydhet, lajini dhe grijini në makinën grirëse. Më pas pastroni mollët dhe pritini në copa të cilat i grini së bashku edhe një herë me luleshtrydhet. shtoni ujin dhe grijeni të gjithë masën për 1 minutë. Shtoni lëngun e një gjysme limoni.
Lëngu juaj i luleshtrydheve do të jetë gati për t’u pirë pa u kulluar pasi edhe mushti i luleshtrydheve ka fibër të mirë. Ju do të merrni një shije magjike, ndërsa organizmi do të përfitojë vlera unike mirëbërëse.
(Kosova Sot Online)