
Lexoni edhe:
Gjesti 'selam' Eglit nga Pavlani, ja çfarë i thotë
Pas moshës 40 vjeç, trupi fillon të kalojë në një fazë me ndryshime fiziologjike të rëndësishme, metabolizmi bazal ngadalësohet, nivelet e estrogjenit bien dhe elasticiteti i enëve të gjakut zvogëlohet. Këto ndryshime e bëjnë më të vështirë humbjen në peshë dhe rrisin rrezikun për një sërë sëmundjesh.
Gjesti 'selam' Eglit nga Pavlani, ja çfarë i thotëLexoni edhe:
Megjithatë, duke bërë disa ndryshime të vogla në regjimin tuaj ushqimor, mund të ruani vitalitetin dhe mirëqenien e organizmit.
Më poshtë janë disa ushqime që duhet patjetër të përfshini në dietën tuaj pas të 40-ave:
Avokado – Ky frut me shije të butë dhe teksturë kremoze është një “superushqim” i vërtetë, i pasur me lëndë ushqyese të shumta. 100 gramë avokado përmbajnë rreth 160 kalori, 9 g karbohidrate, 7 g fibra, 2 g proteina dhe 15 g yndyrna të mira (monounsaturated).
Avokado:
Përmirëson funksionin e sistemit tretës
Ndihmon në uljen e presionit të gjakut
Redukton kolesterolin total
Jep ndjesi ngopjeje që zgjat për disa orë
Fasulet- Fasulet e thata janë një nga burimet më të pasura të proteinave bimore dhe për këtë arsye janë në bazën e piramidës ushqimore mesdhetare. Ato janë:
Të pasura me fibra, proteina dhe vitamina
Burim i mirë i kalciumit, hekurit, kaliumit dhe antioksidantëve
Me përmbajtje të ulët natriumi dhe pa kolesterol
Konsumimi i rregullt i fasuleve ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe përmirëson funksionin e zemrës.
Kuinoja – Kuinoja është një drith i plotë pa gluten që ofron një sasi të lartë proteinash cilësore. Ndryshe nga shumë drithëra të tjerë, ajo përmban të nëntë aminoacidet esenciale, duke e bërë një burim të plotë proteinash.
E pasur me fibra dhe minerale
Ndihmon tretjen dhe ndjesinë e ngopjes
Ideale për ata që ndjekin një dietë pa gluten
(Kosova Sot Online)