Kajsitë përmbajnë një sasi të madhe vitaminash

  • A.P /
  • 21 July 2025 - 08:03
Kajsitë përmbajnë një sasi të madhe vitaminash

Kajsitë fruta përmbajnë një sasi të madhe antioksidantësh që janë çelësi për forcimin e imunitetit dhe uljen e stresit oksidativ, të gjitha këto kontribuojnë në aftësinë më të fortë të trupit për t’u mbrojtur më mirë nga infeksionet, inflamacionet dhe sëmundjet më serioze.

Ato bëjnë pjesë në familjen e frutave me bërthamë, janë jashtëzakonisht ushqyese dhe, përveç përmirësimit të tretjes, janë edhe shumë të dobishme për sytë tanë.

 

Por këto nuk janë të vetmet cilësi të tyre, prandaj është e rëndësishme t’i përfshini në dietën tuaj sipas stinës, por edhe në formë të tharë.

Kajsitë janë ushqyese dhe me pak kalori.

Kajsitë janë shumë ushqyese dhe përmbajnë një sasi të madhe vitaminash dhe mineralesh esenciale. Dy kajsi të freskëta (70 gramë) përmbajnë vetëm 34 kalori, vetëm 34.8 gramë karbohidrate, 1 gram proteina, 4 përqind kalium, si dhe vitamina A, C dhe E.

Ky frut është gjithashtu një burim i mirë i beta-karotenit, luteinës dhe zeaksantinës, antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira dhe zvogëlojnë stresin oksidativ.

Të gjitha këto fakte tregojnë se kajsitë janë roje të shëndetit tonë të përgjithshëm të mirë sepse antioksidantët parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve, përfshirë ato malinje.

Është mirë t’i hani të plota dhe të paqëruara, por duhen larë mirë më parë. Lëkura e kajsisë përmban sasi më të larta të fibrave natyrale dhe lëndëve ushqyese. Bërthama e kajsisë është veçanërisht ushqyese, kështu që rekomandohet si shtesë ushqimore për pacientët me kancer.

(Kosova Sot Online)