
Lexoni edhe:
E papritur: Arrestohet vajza e Ibrahim Tatlises
Inflamacioni është një nga mënyrat natyrale të trupit për të mbrojtur dhe shëruar veten. Kur na duhet të luftojmë infeksionin, toksinat ose të shërojmë lëndimet, inflamacioni është një nga mënyrat se si sistemi imunitar reagon.
Inflamacioni mund të shkaktohet nga shumë gjëra, duke përfshirë stresin, pirjen e duhanit, mbipesha dhe dieta.
Një dietë e pasur me yndyrna të pashëndetshme dhe sheqerna të rafinuar është një nga shkaqet kryesore të inflamacionit në trup dhe mund të shkaktojë probleme me tretjen, sëmundje të zemrës, diabet të tipit 2 dhe madje edhe kancer.
E papritur: Arrestohet vajza e Ibrahim TatlisesLexoni edhe:
Frutat e pyllit – Janë fruta të vogla por të fuqishme, të mbushura me vitamina, minerale, fibra dhe antioksidantë. Studime të shumta kanë treguar se ata që përfshijnë frutat e pyllit në dietat e tyre kanë sistem imunitar më të fortë dhe rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës.
Peshk i yndyrshëm – Edhe pse duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me sasinë dhe llojin e yndyrës që konsumojmë, acidet yndyrore omega-3 që gjenden tek peshku janë një pjesë thelbësore e një diete të shëndetshme. Burimet më të mira janë peshqit si salmoni, sardelet, skumbri dhe harenga. EPA dhe DHP janë dy acide yndyrore omega-3 që gjenden te peshku dhe kanë veti anti-inflamatore.
Brokoli – Është një nga perimet më ushqyese që mund ta përfshini në dietën tuaj. Brokoli, së bashku me perimet e tjera të kësaj familjeje kanw veti anti-inflamatore.
Avokado – Sipas Healthline, avokadot janë një nga të paktat super ushqime që e meritojnë këtë titull! Ato përmbajnë një bollëk kaliumi, magnezi, fibrash dhe yndyrnash të pangopura të shëndetshme për zemrën. Avokadot përmbajnë komponime që janë shoqëruar me një rrezik të reduktuar të kancerit dhe luftojnë inflamacionin në qelizat e reja të lëkurës. Një studim madje tregoi se shtimi i një fete avokadoje në një hamburger ulte nivelet e inflamacionit të shkaktuar nga mishi i kuq!
Kërpudha – Ato kanë pak kalori dhe janë plot me vitamina dhe minerale të mrekullueshme. Kwrpudhat përmbajnë fenole dhe antioksidantë të tjerë që ofrojnë mbrojtje anti-inflamatore. Hulumtimet sugjerojnë se gatimi i kërpudhave zvogëlon vetitë e tyre anti-inflamatore, kështu që është më mirë t’i hani të gatuara lehtë.
Vaj ulliri – Është një nga burimet më të shëndetshme të yndyrës që mund të merrni. Është i pasur me yndyrna të pangopura të dobishme dhe është shoqëruar me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës, kancerit të trurit dhe sëmundjeve të tjera serioze. Është një nga gurët themelorë të dietës mesdhetare. Vaji i ullirit përmban një antioksidant të quajtur oleokanthal. Oleokantali është krahasuar me ibuprofenin në aftësinë e tij për të zvogëluar inflamacionin.
(Kosova Sot Online)