Njihuni me disa të pavërteta mbi ujin

  • A.P /
  • 19 September 2025 - 08:12
Njihuni me disa të pavërteta mbi ujin

Nuk është e vërtetë që uji duhet të pihet larg vakteve të ushqimit. Nuk duhet tepruar me pirjen e ujit, por një sasi është e nevojshme pasi favorizon tretjen.

Nuk është e vërtetë që uji të shëndosh, pasi ai nuk përmban kalori.

 

Nuk është e vërtetë që pirja e ujit jep fryrje të këmbëve. Fryrjet vijnë nga kripërat, substanca të tjera që përmbajnë ushqimet, dhe jo nga uji.

Nuk është e vërtetë që kalciumi prezent në ujë nuk thithet nga organizmi, përkundrazi zorrët e kanë këtë aftësi.

Nuk është e vërtetë që kalciumi prezent në ujë favorizon gurët në veshka. Ata janë persona të predispozuar për gurë në veshka dhe duhet të pinë ujë me shumicë.

Nuk është e vërtetë që uji i gazuar bën keq, me përjashtim të individëve me çrregullime të stomakut e zorrëve.

(Kosova Sot Online)