
Lexoni edhe:
Gjesti godet estradën shqiptare: Krejt me të vjetra keni mbetur
Prindërit shpesh pyesin se çfarë ushqimi duhet t’u japin më parë foshnjave. Për vite me radhë, këshillat kanë qenë të paqarta, drithëra, banane, patate të ëmbla apo diçka tjetër. Tani, shkencëtarët sugjerojnë që edhe boronicat mund të jenë në listë.
Boronicat janë të pasura me fibra, vitamina dhe pigmente natyrale që u japin ngjyrën e tyre të kaltër. Te të rriturit njihen për përfitimet që kanë për shëndetin e zemrës dhe trurit. Por deri më tani, askush nuk i kishte testuar seriozisht te foshnjat. Këtë e ka bërë një ekip nga Universiteti i Kolorados Anschutz, ka raportuar Earth.
Gjesti godet estradën shqiptare: Krejt me të vjetra keni mbeturLexoni edhe:
Studiuesit kryen një provë klinike me 61 foshnja të moshës 5 deri në 12 muaj. Disa prej tyre merrnin çdo ditë pluhur boronicash, ndërsa të tjerët pluhur pa boronica. Prindërit e përzienin me ushqimet e zakonshme, pa pasur nevojë të ndryshonin rutinën.
Në fund të studimit, foshnjat që kishin konsumuar boronica kishin më pak simptoma alergjie, sidomos ato që lidhen me frymëmarrjen, inflamacioni u ul kurse imuniteti u rrit.
“Për prindërit që fillojnë ushqyerjen e foshnjave, është jashtëzakonisht e vështirë të gjejnë këshilla të bazuara në studime për çfarë ushqimesh të prezantojnë”, ka thënë autorja kryesore e studimit, profesoresha Minghua Tang nga CU Anschutz.
Ajo ka shtuar se ky studim është një hap i rëndësishëm që ofron të dhëna konkrete se si një ushqim si boronicat mund të përmirësojë shëndetin e foshnjave.
Si ndihmojnë boronicat
Forca kryesore e boronicave vjen nga antocianinat, pigmentet që u japin ngjyrën e kaltër të errët. Ato mbrojnë mukozën e zorrëve, ulin inflamacionin dhe pengojnë bakteret e dëmshme.
Boronicat ndikojnë edhe tek qelizat e sistemit imunitar duke ulur sinjalet që nxisin alergjitë dhe duke forcuar ato që ndërtojnë tolerancë. Ndryshime janë vërejtur edhe tek mikrobet e zorrëve pasi rritet numri i baktereve te mira, e bie numri atyre që janë të dëmshme.
Këto ndryshime tregojnë se boronicat e qetësojnë ekuilibrin e zorrëve, duke ulur inflamacionin e panevojshëm dhe duke ndihmuar në parandalimin e zhvillimit të hershëm të alergjive.
(Kosova Sot Online)