Ushqimi i mbështjellë me letër alumini mund të ndryshojë aromën

  • A.P /
  • 02 October 2025 - 08:30
Ushqimi i mbështjellë me letër alumini mund të ndryshojë aromën

Shumica prej nesh e kanë përdorur fletë alumini të paktën një herë për të mbështjellë mbetjet e ushqimit ose për të paketuar ushqime për t’u marrë me vete.

Ndërsa shpesh konsiderohet një zgjidhje e përshtatshme dhe e shpejtë, ekspertët paralajmërojnë se letra e aluminit në fakt nuk është mënyra më e sigurt për të ruajtur ushqimin.

 

Ndryshe nga enët ose qeset plastike që mund të mbyllen hermetikisht, letra e aluminit nuk ofron mbrojtje të plotë. Ajri mund të arrijë lehtësisht në ushqim, gjë që rrit rrezikun e prishjes dhe rritjen e baktereve të dëmshme.

Përveç kësaj, lagështia nga ushqimi mund të avullojë, duke bërë që ushqimi të humbasë freskinë dhe strukturën e tij më shpejt.

Ushqimi i mbështjellë me letër alumini mund të ndryshojë aromën dhe shijen e tij, veçanërisht nëse është acid ose i kripur. Në raste të tilla, ndodh një reaksion midis aluminit dhe përbërësve në ushqim, gjë që është e padëshirueshme si për shijen ashtu edhe për pasojat e mundshme shëndetësore.

Gjithashtu nuk rekomandohet që ushqimi i nxehtë të mbështillet direkt në letër alumini. Është më mirë të prisni që ushqimi të ftohet në temperaturën e dhomës përpara se ta mbështillni, dhe vetëm nëse do të ruhet për një kohë të shkurtër, jo më shumë se një ose dy ditë.


(Kosova Sot Online)