Kivi përmban sasi më të larta të vitaminës C sesa limoni

  • A.P /
  • 14 October 2025 - 08:14
Kivi përmban sasi më të larta të vitaminës C sesa limoni

Ka cilësi shumë të mira për shëndetin. Përmban sasi më të larta të vitaminës C sesa limoni, portokalli dhe speci. Por, jo vetëm është i pasur edhe me kalium,vitaminë E, Bakër dhe Hekur, të cilat, të kombinuara së bashku, bëjnë të mundur që kivi të ketë karakteristika antisektike dhe antianemike.

 

Te kivi është e lartë prania e mineraleve që ndihmojë në ruajtjen e funksionalitetit kardiak dhe të presionit arterial. Gjithashtu, kivi ka edhe veti rifreskuese, diuretike; forcon mbrojtjen imunitare dhe mbron muret vaskolare. Por, kivi është një frut që kërkon stomak të “fortë” sepse është pak i vështirë për t’u tretur dhe për këtë shkak, disa njerëz kanë reaksione alergjike ndaj këtij fruti. Pema e kivit është shumë rezistente ndaj parazitëve. Kjo kakakteristikë bën të mundur që tek kivi të mos përdoren insekticide dhe produkti që ne marrim në treg është praktikisht bio.

Mjafton të konsumojmë një kivi në ditë për të plotësuar nevojën ditore për vitaminë C, që ndihmon në parandalimin dhe kurimin e gripit, të ftohurit dhe në mbrojtjen e sistemit imunitar. Në disa raste është përdorur si “aleat” në terapinë kundër kancerit, duke kontribuar për të zgjatur jetën e pacientit. Kivi është në gjendje të parandalojë problemet e qarkullimit të lidhura me shtatëzaninë, siç është rëndesa në këmbë, variçet dhe emorroidet. Por jo vetëm kaq: lufton shumë tipe anemish dhe dobësinë e organizmit. Mbron trupin nga efektet e radikaleve të lira, duke vonuar plakjen më shumë se përdorimi i kremrave dhe integratorëve. Kivi mbron dhëmbët, gengivat dhe damarët e gjakut duke pasur fuqi të lartë në çikatrizimin e plagëve. Acidi askorbik i përmbajtur tek kivi është në gjendje të transformojë kolesterolin  në kripëra biliare. Gjithashtu, largon mungesën e askorbikut në gjakun e duhanpirësve. Ky frut ka rezultuar shumë i vlefshëm kundër stipsit dhe në parandalimin e depresionit dhe lodhjes kronike.

(Kosova Sot Online)