
Lexoni edhe:
Kjo ishte kënga e fundit që Shpat Kasapi e interpretoj live për publikun e tij
Edhe kur e kemi pastruar shtëpinë me përpikëri, ndodh që hapësira të duket sërish e rënduar dhe e çrregullt. Kjo nuk vjen nga papastërtia, por nga e ashtuquajtura rrëmujë vizuale: teprica e objekteve dhe detajeve që e ngarkojnë syrin dhe e prishin harmoninë e ambientit. Tavolinat e mbushura me sende të vogla, kabllot që varen nëpër qoshe, frigoriferi i ngarkuar me magnete dhe shënime, koleksionet e ekspozuara pa masë apo muret që mbajnë shumë korniza, të gjitha këto krijojnë kaos, edhe kur praktikisht gjithçka është në vend të vet.
Kjo ishte kënga e fundit që Shpat Kasapi e interpretoj live për publikun e tij
Lexoni edhe:
Në të njëjtën mënyrë, banjat e mbushura me produkte të ndryshme, me flakone me ngjyra dhe forma të shumëllojshme, e humbasin menjëherë ndjesinë e pastërtisë dhe qetësisë. Zgjidhjet janë të thjeshta, por me efekt të menjëhershëm: zvogëlimi i objekteve të dukshme, fshehja e kabllove, largimi i magneteve të tepërta, organizimi i dekorit në mënyrë më të kufizuar dhe unifikimi i elementeve që ekspozohen.
Thjeshtimi i hapësirës krijon menjëherë një shtëpi më të pastër në pamje, më të qetë dhe shumë më harmonike. Nuk ka nevojë për pastrim të madh — vetëm për zgjedhje më të mençura të asaj që lëmë në sy.
(Kosova Sot Online)