
Lexoni edhe:
Ja për çka ka mall aktorja e njohur
Një studim i ri i kryer nga studiues në Universitetin e Otagos ka zbuluar se aftësia e lëkurës për të prodhuar kolagjen dhe për t'u rinovuar ndikohet drejtpërdrejt nga sasia e vitaminës C që një person konsumon.
Sipas gjetjeve të botuara në Journal of Investigative Dermatology, sasia e vitaminës C e pranishme në lëkurë pasqyron nga afër nivelin që qarkullon në gjak (plazmë). Studiuesit zbuluan gjithashtu se këto nivele mund të rriten përmes rritjes së konsumit të frutave.
Ja për çka ka mall aktorja e njohur
Lexoni edhe:
Studimi përfshinte 24 të rritur të shëndetshëm nga Zelanda e Re dhe Gjermania. Pjesëmarrësit që konsumonin dy kivi të pasura me vitaminë C çdo ditë përjetuan një rritje të vitaminës C në plazmë, e cila nga ana tjetër rriti përqendrimin e vitaminës në lëkurë. Ky ndryshim kontribuoi në rritjen e trashësisë së lëkurës (prodhimin e kolagjenit) dhe inkurajoi rinovimin dhe rigjenerimin e shtresave të jashtme të epidermës.
“U habitëm nga korrelacioni i ngushtë midis niveleve të vitaminës C në plazmë dhe lëkurë, kjo ishte shumë më e fortë se në çdo organ tjetër që kemi hetuar. Ne vumë re se vitamina C në qarkullimin e gjakut depërton në të gjitha shtresat e lëkurës dhe shoqërohet me funksion të përmirësuar të lëkurë",-thotë autorja kryesore e studimit dhe profesoresha Dr. Margreet Vissers.
Studimi përfshinte dy faza. Në fazën e parë, u përcaktua korrelacioni midis niveleve të vitaminës C në plazmë dhe lëkurë, duke përdorur mostra të indeve të shëndetshme të lëkurës nga pacientët që i nënshtroheshin ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara.
(Kosova Sot Online)