Speci i kuq forcon ndjeshëm sistemin imunitar
Për të forcuar dhe mbrojtur sistemin imunitar, sidomos gjatë sezonit të gripit dhe virusëve, një perime i jep organizmit mbështetje të vyer.
Bëhet fjalë për specat e kuq, një burim i pasur me vitamina, antioksidantë dhe minerale që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.
Specat e kuq janë veçanërisht të dobishëm, sepse kanë më shumë vitaminë C dhe antioksidantë se specat me ngjyra të tjera.
Kjo i bën ata një aleat të rëndësishëm për forcimin e mbrojtjes natyrale të trupit, veçanërisht në periudhën e sëmundjeve të stinës. Edhe pse specat e kuq janë më të pasurit me këto lëndë ushqyese, edhe specat portokalli, të verdhë dhe të gjelbër ofrojnë përfitime të rëndësishme për shëndetin.
Në përgjithësi, përfshirja e një varieteti specash në dietë mund të ndihmojë në mbështetjen e funksionimit të mirë të sistemit imunitar.
(Kosova Sot Online)
