Ja arsyet se përse duhet zgjedhur një bukë e zezë

  • 21 January 2026 - 08:12
Ja arsyet se përse duhet zgjedhur një bukë e zezë

Që buka është pjesë e rëndësishme e jetës tonë, kjo është e ditur tashmë. Por ajo që na mundon shpesh herë është zgjedhja midis qindra llojeve bukësh që ekzistojnë në treg.

Të gjithë mund të pyesim: cila është e duhura për ne? Cila është më e shëndetshme dhe cila nuk duhet të mungojë në vaktet tona?

 

Po le te ndalemi edhe një herë tek buka e zezë. Cilat janë arsyet se përse duhet zgjedhur një bukë e zezë?

Buka e zezë përmban më shumë fibër, vitaminë B6 dhe E, magnez, hekur, zink dhe acid folik.

Gjithashtu, buka e zezë është e duhura për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 si dhe ndihmon me konstipacionin. Nëse doni të keni një diet të balancuar apo dhe të humbisni peshën e tepërt, atëherë buka e zezë nuk duhet të mungojë në vaktet tuaja.

(Kosova Sot Online)