
Lexoni edhe:
Luizi flet për tragjedinë në familjen e Gjestit
Shëtisni
Çdo mëngjes shkoni në shëtitje të shpejtë prej 15 minutash. Shëtitja është një nga llojet më të dobishme të ushtrimeve. Krejt çka ju nevojitet janë këpucët e përshtatshme dhe ajri i freskët. Nëse do ta keni më mirë, shëtisni
në shoqëri sepse shkencëtarët kaun konstatuar që shoqëria jep motivim shtesë për ushtrime. Lajm i shkëlqyeshëm është që nuk janë të nevojshme shumë ushtrime për të ulur nivelin e tensionit të gjakut. Në hulumtimin e shkencëtarëve japonezë është dëshmuar që ushtrimet e rregullta vetëm pas 8 javësh tregojnë rezultate të dukshme.
Luizi flet për tragjedinë në familjen e Gjestit
Lexoni edhe:
2. Pini ilaçet
Nëse jeni harrestarë, ngjitjani vetes “përkujtuesit” në një vend të dukshëm të shtëpisë që çdo ditë të pini ilaç për uljen e nivelit të tensionit të gjakut. Madje 25 për qind e personave çdo ditë harrojnë të pinë ilaçin, gjë që mund të dëmtojë seriozisht shën- Hipertensioni (ose tensioni i lartë i gjakut) është gjendje me të cilën përballen miliona njerëz nëpër botë. Ky është shkaku
kryesor i sëmundjeve të zemrës dhe sulmeve në tru. Tensioni i lartë i gjakut është vetëm një nga simptomat e sëmundjeve të zemrës. Hulumtimet kanë
treguar që ulja e tensionit të gjakut mund të ndihmojë në shmangien e komplikimeve serioze të sëmundjeve të zemrës. Tensioni i lartë i gjakut rrit rrezikun nga infarkti i zemrës dhe
sulmi në tru, aneurizmi, rëniet
kognitive dhe dështimi i veshkave.
Tensioni i lartë i gjakut
mund të shkaktojë shumë probleme
shëndetësore. Për fat të
mirë, ekzistojnë mënyra të
thjeshta me ndihmën e të cilave
do ta kontrolloni dhe ulni nivelin
e tensionit të gjakut.
3. Kontrollojeni tensionin e gjakut
Investoni në një matës kualitativtë tensionit të gjakut për ta matur
vetë çdo ditë tensionin. Kjo do t’u ofrojë një pasqyrë më të mirë në
gjendjen e përgjithshme shëndetësore. Një hulumtim ka treguar
që personat të cilët çdo ditë masin nivelin e tensionit të gjakut
mesatarisht kanë shkallë më të ulët të tensionit të gjakut.
4. Konsumoni fibra
Shkencëtarët kanë dëshmuar që fibrat mund të ulin nivelin e tensionit
të gjakut. Burim i shkëlqyer i fibrave janë drithërat e papërpunuara të cilat, përveç që ndikojnë në uljen e tensionit të gjakut, do të jenë të shkëlqyeshme
edhe për shpejtimin e metabolizmit, rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, reduktimin e kolesterinës së keqe (LDL), mbrojtjen e sistemit kardiovaskular,
dobësimin, reduktimin e rrezikut nga krijimi i diabetit dhe mbrojtjen e shëndetit të zemrës.
5. Reduktojeni konsumin e kafeinës
Zëvendësoni kafen me çaj, sepse kafja mund të rrisë nivelin e tensionit
të gjakut. Hulumtimi i shkencëtarëve australianë ka treguar që secili filxhan i çajit në ditë redukton nivelin e tensionit sistolik të gjakut për 2 shkallë, ndërsa atij diastolik për l shkallë. Megjithatë, përparësitë krijohen
pas filxhanit të katërt.
6. Hani avokado
Avokado është burim i pasur me acid e të pangopura yndyrore dhe kalium, të cilat ulin nivelin e tensionit të gjakut. Befason fakti që avokado përmban pak më shumë kalium se cilado pemë ose perime, duke përfshirë edhe bananet. Gjatë ditës duheni të konsumoni 4.7 gramë kalium, ndërsa hulumtimet tregojnë që njerëzit mesatarisht konsumojnë madje dyfish më shumë.
7. Hani çokollatë të zezë
Kur e ndjeni dëshirën për ëmbël, hani një katror të çokollatës së zezë e cila është burim i pasur i flavonoideve. Çokollata e zezë mbron shëndetin e sistemit kardiovaskular, ulë nivelin e kolesterinës dhe tensionit të gjakut.
Çokollata e zezë është burim i shkëlqyeshëm i antioksidantëve që mbrojnë trupin nga radikalet e lira, reduktojnë rrezikun nga krijimi i qelizave kancerogjene dhe parandalojnë plakjen e parakohshme.
KËSHILLA PRAKTIKE PËR PACIENTËT MBAS OPERACIONEVE GJINEKOLOGJIKE DHE SEKSIO-CEZAREA
Informacioni i mëposhtëm është një përm bledhje e të gjitha trajtimeve që duhet të bëjë një paciente që i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në maternitetin e ri. Pikat e renditura janë pjesë e zbatimit të një metode të re, e cila ka hyrë në zbatim vitet e fundit.
Spitali Universitar për Obstetrik dheGjinekologji “Koço Gliozheni”
Të dashura paciente, me anë të këtyre këshillave praktike ne duam t’ju ndihmojmë që ta kaloni sa më mirë periudhën postoperatore.
REKOMANDOHET QË MBAS OPERACIONIT PACIENTJA DUHET TË FILLOJË TË MARRË LËNGJE NGA GOJA. Lëngjet fillohen atëherë kur pacientes i ka dalë anestezia dhe fillon e bëhet aktive.( 3-4 orë mbas operacionit ose atëherë kur pacientja e ndjen veten mirë.) Lëngjet e rekomanduara janë ujë, çaj, komposto frutash, coca- cola dhe limonadë pa gaz. Rekomandohet të merrni 1.5 – 2litra lëngje gjatë 24 orëshit të parë mbas operacionit (10 – 14 gota plastike me lëngje të ndryshme, një gotë plastike mban 200 ml ujë).
REKOMANDOHET QË PACIENTJA DUHET TË FILLOJË TË USHQEHET 6 ORË MBAS OPERACIONIT.
Kjo kohë nuk është fikse pasi çdo paciente është e ndryshme nga tjetra dhe dëshira për të ngrënë vjen më shpejt ose më vonë sesa 6 orëshit, por e rëndësishme është që të filloni të ushqehet atëherë kur ndjen uri. Oreksi vjen duke ngrënë. Nuk ka kufizim në llojshmërinë e ushqimeve, por ushqimi
duhet të jetë në sasi të pakët dhe të shpeshtë me qëllim që të mos rëndohet stomaku (p.sh. bukë e thekur me gjalpë e djathë, domate, pure patatesh,
supë me zarzavate, supë me oriz dhe mish, kek, biskota, fruta etj., etj..). Mbajtja e një çamçakëzi në gojë do të ndihmonte reflekset e të gëlltiturit dhe dëshirën për të ngrënë. Trupi i njeriut mbas operacionit ka nevojë për proteina me qëllim që të marrë energji për t’u shëruar më shpejt dhe për t’u ngritur më shpejt nga krevati.
KATETERI URINAR DO TË HIQET 6 ORË MBAS OPERACIONIT (NË VARËSI TË OPERACIONIT TË BËRË)
Do të monitorohet urinimi pas 4 orësh me qëllim që të urinoni vetë. Nëse ju nuk urinoni dot vetë atëherë do të ndihmoheni nga infermierja/ mamia për të zbrazur urinën me kateter një përdorimesh dhe përsëri do të monitorohet urinimi pas 4 orësh derisa ju të urinoni vetë. Ju mund të urinoni edhe në pampers nëse keni probleme me tualetin. E rëndësishme është që të urinoni vetë. Kini parasysh që orët nuk janë fikse pasi ndjenja e urinimit varet nga sasia e lëngjeve të pira dhe nga individi (dikush mund të urinojë më shpejt dikush më vonë).
REKOMANDOHET QË TË FILLONI TË LËVIZNI 6 ORË MBAS OPERACIONIT.
Menjëherë mbas daljes së anestezisë pacientja duhet të ndihmohet
nga personeli mjekësor që të fillojë të mobilizohet. Mund të ktheheni majtas ose djathtas në krevat për të mos u mpirë. Duhet të ngriheni në fillim ndenjur në shtrat, e më pas të varni këmbët poshtë krevatit, më pas sipas gjendjes sesi ndiheni duhet të ngriheni dhe të bëni një xhiro rreth krevatit. Ju duhet të pushoni dhe më pas të provoni një distancë më të gjatë (p.sh të lëvizni
nëpër dhomë ose të bëni një xhiro në pavijon). Aktivizimi juaj i shpejtë, pra lëvizja dhe ngritja nga krevati do të bënte që të urinonit më shpejt,
të eliminonit gazra më shpejt, të ngjallte ndjenjën e urisë, të ulte rrezikun për trombozat dhe ju do ndiheshit më mirë. Aktivizimi i pacientes duhet
të jetë gjithmonë nën kontrollin e infermiereve/ mamive.
MJEKIME POPULLORE
Merrni lakra të zeza dhe të bardha dhe shtypni kërcellin e mesëm, pastaj e prisni me majën e thikës faqen e brendshme. Këto i lyeni me vaj ulliri dhe mjekimi, i cili vendoset ne këmbë duhet mbajtur 24 orë. Ndërrohet herë pas
here deri në përmirësim.
Fryrjet e këmbëve
Lakra
Çaji i bishtajës së fasules ka dhënë rezultat mjaft të mirë. Merrni 2-3 duar me bishtaja të njoma dhe të imtësuara mirë. Zihen për 20 minuta në 1 litër ujë. Çaji kullohet pas 4 orësh. Pini 3 herë nga 1 filxhan çaj para buke.
Diabeti
Bishtaja fasulesh
Merrni sythet e plepit të zi dhe ziejini në 2 litra ujë. Në momentin
e zierjes, hidhni sërish 10- 15 lugë çaj me sythat e grimcuara dhe e lini 20- 30 minuta. E kulloni dhe pini 2 filxhanë çaj të vakët dhe të ëmbëlsuar 1 në mëngjes dhe 1 në darkë.
(Kosova Sot Online)