Dieta numër 1 në botë: Humbni deri 20 kilogramë për një muaj

  • 23 February 2016 - 15:43
Dieta numër 1 në botë: Humbni deri 20 kilogramë për një muaj

Në Hollivud gjithmonë i qasen një diete si kjo. Aktoret e adhurojnë, sepse për një afat prej disa muajsh shkrin deri 20 kilogramë. Dieta  ‘Atkinson’ në masë të madhe dallon nga dietat e zakonshme për humbje në peshë. Shpikës i saj është mjeku Robert Atkins. Ajo që duhet t’i përmbaheni është që gjatë kohës së dietës kurrsesi të mos konsumojmë karbohidrate, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Fazat e dietës ‘Atkinson’

Janë katër faza, tri fazat bazë dhe faza e katërt që aplikohet gjithë jetën.

Faza e parë e dietës ‘Atkinson’


Zgjat dy javë. Konsumimi përgjithshëm i karbohidrateve është 20 g në ditë. Shmangni ëmbëlsirat, keksët, çipsat, çokollatën, pjekurinat dhe të gjitha llojet e pijeve të gazuara. Në fazën e parë shmangni edhe bukën, orizin, makaronat, qumështin dhe prodhimet e qumështit dhe shumicën e perimeve.

Çfarë guxoni të hani: vezë, mish pule, peshk (edhe në konservë), mishin e kuq, gjalpë, ajkë, sallata…

Merrni vitaminat: A, B, E dhe C, si dhe magnez dhe kalcium, për të përmbushur mungesën e tyre përmes ushqimit.  

Image

Menyja e dietës ‘Atkinson’ (shembull për një ditë në fazën e parë)

Kafjalli: 2 vezë;

Dreka: biftek nga skara;

Darka: peshk të zier.

Faza e dytë e dietës ‘Atkinson’

Në fazën e dytë gradualisht shtoni konsumimin e karbohidrateve dhe atë jo më shumë se 5 g në ditë, në 7 ditët e ardhshme. Konsumimi prej 25 deri 50 g karbohidrate është sasia përmes së cilës mund të humbni 1-3 kg në javë.

Faza e tretë e dietës ‘Atkinson’

Edhe më tutje shtoni sasinë e karbohidrateve dhe atë deri  10 g dhe ngadalë përgatiteni për fazën e katërt. Sasia minimale  e konsumimit të karbohidrateve le të jetë 60 g. Në këtë periudhë çdo javë humbni nga 1 kilogram, hani pak makarona dhe miell,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shembull: 30 g makarona të gatuara ose  40 g oriz të vrugtë ju sigurojnë 10 g karbohidrate.

Faza e katërt e dietës ‘Atkinson’

Mbani peshën me ushqimin e shëndetshëm, konsumoni rreth 100 g karbohidrate në ditë, që është dyfish më pak se shprehitë e zakonshme.

Plani për dietën ‘Atkinson’

Disiplina është shumë me rëndësi, nëse vetëm një ditë ju kthehemi karbohidrateve, i gjithë mundi na shkon huq. Përse? Me konsumimin e karbohidrateve metabolizmin e kthejmë në gjendjen e mëparshme. Shujtat nuk i matim dhe mos i kufizoni në vetëm tri shujta në ditë.

Çfarë të presim nga kjo dietë?

Në dy javët e para, më saktësisht në javën e parë humben 6 deri 10 kg. Në fazën e dytë në 7 ditët e ardhshme 1-3 kg, e nëse atë e zgjatni në dy javë, në muajin e parë mund të humbni 8-16 kg. Në fazën e tretë humben 1 kg në javë, kështu që me dietën ‘Atkinson’ mund të humbni deri 20 kg.

Fotoarkiva: galan: jolo

(Kosova Sot)