Gjashtë përfitimet e qumështit të sojës
Qumështi i sojës, që bëhet nga njomja, bluarja dhe vluarja e sojës me ujë, është një pije shumë e vlefshme për organizmin.
Soja është shumë e lartë në acidet yndyrore esenciale si proteinat, fibrat, vitamin dhe mineralet. Këto lëndë ushqyese sigurojnë energji dhe e mbajnë trupin duke funksionuar në një nivel optimal, transmeton lajmi.net. Ja gjashtë përfitimet shëndetësore që i marrim nga qumështi i sojës.
1- Përmirësohet profili i lipideve
Atributi më i rëndësishëm i qumështit të sojës është përmirësimi i profilit lipid. Ndryshe nga qumështi i lopës, që është i lartë në yndyrna të saturuara dhe kolesterol, qumështi i sojës është përgjithësisht i josaturuar me zero kolesterol. Studime të ndryshme kanë treguar se konsumimi i sojës mund ta ulë kolesterolin dhe të parandalojë sëmundje të zemrës.
2- Forcon integritetin e enëve të gjakut
Acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6 si dhe antioksidantët e fuqishme që gjenden në sojë mund t’i mbrojnë enët e gjakut nga lezionet dhe hemorragjia.
3- Ul peshën e trupit
Qumështi i sojës është më i ulët në sheqerna se qumështi i zakonshëm. Qumështi i lopës ka rreth 12 gramë për 250ml krahasuar në vetëm 7 gramë në qumështin e sojës. Gjithashtu, mund të zvogëlojë sasinë e yndyrnave që marrim nga ushqimet e tjera dhe na jep një dozë shtesë të fibrave, duke na mbajtur me stomakun plot më shumë.
4- Parandalon kancerin e prostatës
Qumështi i sojës është një burim i pasur i një hormoni unik bimor që quhet phytoestrogen, i cili mundëson prodhimin e testosteronit tek burrat. Studimet kanë treguar se një dietë e tillë e ulë rrezikur për kancer prostate dukshëm.
5-Parandalon Sindromën Postmenopauzale
Gjatë menopauzës, prodhimi natyral i estrogjenit tek një grua ulet në minimum. Kjo ulje e papritur e estrogjenit shkakton disa probleme shëndetësore tek gratë. Rritet rrezikur për sëmundje zemre, diabet dhe obezitet. Ato gjithashtu janë më të ndjeshme ndaj depresionit, luhatjeve të humorit, pagjumësisë dhe çrregullimeve të tjera psikologjike. Phytoestrogen-i në sojë është një zëvendësues efektiv i estrogjenit, prandaj soja e parandalon këtë simptomë.
6- Parandalon Osteoporosis-in
Osteoporosis-i është një sëmundje e lidhur me moshën dhe hormone. Phytoestrogen-i në sojë mund të ndihmojë në thithjen e kalciumit në trupin tuaj, kështu duke ndaluar humbjen e masës së eshtrave. Për përfitim maksimal, bleni qumështin soja të forcuar me calcium shtesë dhe vitaminën D.
(Kosova Sot)
