Dieta me kanellë,ujë mineral dhe jogurt
Akeni dëgjuar se kanella mund të ndikojë të humbni në peshë? Ekzistojnë shumë studime që merren me rolin e kanellës në procesin e dobësimit. Në secilin rast kanella është e shëndetshme, ndërsa që humbja në peshë do të jetë një veti shtesë e kanellës,raporton gazeta Kosova Sot.
Përse kanella është e mirë për humbje në peshë?
Sepse ndikon në sekretimin e insulinës dhe kështu stabilizon nivelin e sheqerit në gjak, po ashtu shton metabolizmin e glukozës. Kanella e përshpejton metabolizmin, ul sasinë e kolesterolit të keq në gjak dhe zvogëlon oreksin, që të gjitha janë efekte pozitive kur bëhet fjalë për humbjen në peshë. Dieta me kanellë për humbje në peshë në fakt edhe nuk konsiderohet si dietë, sepse menynë e krijoni ju, duke pasur kujdes që të konsumoni ushqim të shëndetshëm - e erëza e detyrueshme është kanella. Kanellën mund ta kombinoni me mjaltë, jogurt, ujë mineral ...etj
MJALTI DHE KANELLA PËR DOBËSIM
A keni provuar ta përdorni kanellën dhe mjaltin për humbje në peshë? Edhe pse ky kombinim nuk konsiderohet si shkop magjik, kur humbja në peshë është në pyetje, mund të kombinohet me ushqimin e duhur dhe ushtrimet për shpejtimin e humbjes në peshë, por mundet t'ju ndihmojë ta pastroni organizmin tuaj nga bakteret patogjene dhe kërpudhat.
Përse mjalti? Është vërtetuar se mjalti përmban antioksidues dhe enzima që kanë efekte të ndryshme shëndetësore në organizëm. Kanella dhe mjalti në kombinim premtojnë rregullim të peshës trupore. Konsumoni çdo mëngjes dhe mbrëmje.
DIETA ME KANELLË DHE UJË MINERAL
Kanella dhe uji mineral po ashtu janë një opsion si mund ta përdorni kanellën, si substancë që nxit humbjen në peshë. Uji mineral ka ndikim pozitiv edhe në dobësim, e këtë e vëreni kur pas secilës shujtë të majme jua do lukthi një gotë ujë mineral. Përzieni një lugë kanellë në një gotë me ujë mineral dhe shtoni pak lëng limoni - në mënyrë që efekti të jetë më i fortë. Kanella dhe uji mineral përshpejtojnë metabolizmin, përmirësojnë tretjen dhe nxisin humbjen e kilogramëve.
DIETA ME JOGURT DHE KANELLË
Përzieni një lugë kanellë me një gotë jogurt dhe këtë përzierje ta pini në mëngjes në lukth të zbrazët, si dhe në mbrëmje. Në kombinim me ushqimin e shëndetshëm, ushtrimet, do ta përshpejtoni këtë proces. REZULTATET: Dietën me kanellë mund ta aplikoni aq sa ju përgjigjet, natyrisht derisa të arrini efektin e duhur kur humbja në peshë është në pyetje. Kjo dietë nuk është vështirë dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin. Zakonisht mund të humbet një numër i madh i kilogramëve.
Përbërësit: 1 lugë mjaltë; 1 lugë kanellë; 1 gotë ujë.
Përgatitja: Hidhni një lugë kanellë në gotë dhe i derdhni ujin e vluar. Prisni që kjo përzierje të qëndrojë për 15 minuta, e më pas hidhni edhe 1 lugë mjaltë në lëngun e ftohtë.
(Kosova Sot)
