Trajneri i Rumanisë: Shqipëria e fortë, ja kush e Europianin
Trajneri i Rumanisë, Anghel Iordanescu është intervistuar nga përfaqësues të zyrës së shtypit të Federatës sonë, teksa ka folur për "Euro 2016". Objektivi i tij është i qartë, kualifikimi, por ai është shprehur se e presin sfida delikate.
Në raundin e parë do të luani kundër kampionëve të dyfishtë të Europës, Francës, Zvicrës, Rumanisë dhe Shqipërisë. Kush është për ju, kundërshtari më i fortë?
Sigurisht, Franca do të jetë më i fortë. Shqipëria është një ekip i fortë, shumë i përkushtuar dhe i mirë-organizuar.
Kë nga lojtarët njihni më mirë ?
Ne i njohim të gjithë lojtarët, mjaft mirë, sepse jemi të fokusuar tek çdo kundërshtar.
Si e gjykoni punën e trajnerit De Biasi?
Ai e drejtoi Shqipërinë drejt finaleve të kampionatit Europian, për të parën herë në histori. De Biasi është një trajner i talentuar me një eksperiencë mjaft të fortë.
Parashikimi juaj : Kush do ta fitojë Kampionatin Europian 2016?
Franca.
(Kosova Sot)